Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

RAMALLAH


Lideri palestinez, Yasser Arafat u takua në Ramallah me të deleguar nga Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia që të kërkojë mbështetje teknike për reformat që ka premtuar të zbatojë.
Ndihmësi i Arafatit,Nabil Abu Rdainah tha se duhet të tërhiqen forcat izraelite nga territoret palestineze që të bëhen reformat
Izraeli ka thënë se reformat janë parakusht për vazhdimin e bisedimeve paqësore.
Nga ana tjetër, Programi Botëror për Ushqim i Kombeve të Bashkuara filloi sot operacionin emergjente për të ndihmuar me ushqim nja 500 mijë palestinezë në Bregun perëndimor dhe në Brezin e Gazës deri nga fundi i vitit.
Drejtori rajonal i Programit, Khaled Adly tha se konflikti izarelito-palestinez ka lënë shumë palestinezë në varfëri dhe uri.
XS
SM
MD
LG