Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner e ka shpallur “të pavlefshme” Rezolutën që miratoi sot Kuvendi i Kosovës lidhur me tërësinë territoriale të Kosovës, meqë këto çështje siç thuhet, nuk janë në kompetencë të Kuvendit, por të UNMIK-ut.
Për Rezolutën votuan 85 deputetë të parlamentit, asnjë kundër, kurse deputete serbë kishin lëshuar sesionin.
Në Rezolutë thuhet se nuk pranohet Marrëveshja kufitare Beograd – Shkup, për pjesën e kufirit të Kosovës me Maqedoninë, për të cilën autoritetet e Kosovës nuk u pyetën.
Me marrveshjen kufitare që nënshkroi Jugosllavia me Maqedoninë, 2500 hektarë tokë e Kosovës i lihet Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG