Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner, shpalli të pavlefshme Rezolutën që miratoi sot Kuvendi i Kosovës, e cila bënte thirrje për “ruajtjen dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës” sepse, siç thuhet, këto çështje janë në kompetencë të UNMIK-ut, e jo të Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi me Rezolutë shpall të papranueshme Marrëveshjen kufitare Beograd- Shkup, për pjesën e kufirit me Kosovën, sepse i lë Maqedonisë 2500 hektarë tokë të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit , Nexhat Daci tha se “Rezoluta nuk dëmton interesat e bashkësisë ndërkombëtare, por përkundrazi i fuqizon ato, duke synuar t,i ofrojë ndihmë UNMIK-ut dhe KFOR-it për të vendosur pushtetin në mbarë territorin e Kosovës”.
Rezoluta shpall të papranueshme edhe Marrëveshjen Hakerup- Çoviq, të nënshkruar në Beograd.
XS
SM
MD
LG