Ndërlidhjet

SRINAGAR


Kryeministri i Indisë, Vajpayee tha sot se ai shpreson për paqë me Pakistanin, porse lufta akoma është e mundëshme. Ai tha se është i pakënaqur që presidenti Prevez Musharraf ka dështuar të ndërmarrë aksione për të ndalur shfrytëzimin e Pakistanit si bazë nga militantë islamik për ndërmarrjen e sulmeve terroriste në Indi dhe në Kashmirin e administruar nga India.
“Jam i pakënaqur. Musharraf përsëritë premtimet e bëra më parë, që nuk i ka implementuar. Me rëndësi është implementimi dhe jo vetëm deklarata. Fjalët duhet të shoqërohen me vepra. E kjo nuk ka ndodhur” tha kryeministri Vajpayee.
Ai u kërcënua dje se India është e përgatitur për “fitore vendimtare” kundër Pakistanit.
XS
SM
MD
LG