Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

MOSKË


Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, George Bush dhe Vlladimir Putin nënshkruan Marrëveshjen për reduktime të mëdha të dyanëshme të arsenaleve bërthamore strategjike gjatë dhjetëvjetëshit të ardhëshëm, që u vlerësua si “ditë historike për Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara dhe për Botën”.
Gjatë vizitës në Moskë, presidenti Georeg Bush njëherit ka bërë thirrje që trupat ruse të tregojnë vetëpërmbajtje derisa ndërmarrin operacione ushtarake në Çeçeninë kryengritëse që të mos lëndohen civilët.
Forcat ruse duhet të nxjerrin mësim nga mënyra se si Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë duke zhvilluar opercionet antiterroriste në Afganistan, tha George Bush.
Presidenti amerikan tha se lufta kundër terrorizmit mund të fitohet vetëm duke mbrojtur njëherësh të drejtat e popullsisë, në veçanti minoriteteve etnike.
Rusia e ka krahasuar luftën e sajë me kryengritësit separatistë në Çeçninë me luftën e Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit në Afganistan.
XS
SM
MD
LG