Ndërlidhjet

ISLAMABAD/NJU DELHI


Pakistani sot e bëri testimin e një rakete tokë-tokë në valën e tensioneve me Indinë rreth territorit të kontestuar të Kashmirit.
Duke folur në një tubim religjioz, lideri i vendit, gjenerali Pervez Musharraf tha se Pakistani “nuk e dëshiron luftën, por është i gatshëm për luftë”.
“Sot dua t’i them popullit, në ditëlindjen e Profetit, se kemi bërë testimin e suksesshëm të raketës”, tha Musharraf.
Lëshimin e raketës tokë-tokë Musharraf e quajti sukses. Islamabadi tha se prova nuk ndërlidhet me gjendjen luftarake në Kashmir.
XS
SM
MD
LG