Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf përshëndeti si sukses provën e sotme të raketës balistike me rreze të mesme veprimi e tha se do të bëhen edhe prova tjera, por se nuk ndërlidhen me tensionet e rrituara me Indinë.
“Dëshiroj t,i kumtoj kombit se në ditëlindjen e profetit Muhamed, bëmë testimin e suksesëshëm të raketës”, tha Musharraf duke theksuar se “nuk dëshiron luftë, por as nuk i frigohet”.
Kryeministri i Indisë, Vajpayee tha se vendi i tij “nuk e merr me seriozitet” këte provë, meqë të ngjashme kishte bërë edhe vetë më herët, por konfliktin me vendin fqi e diskutoi në linjë telefonike me liderët e Francës dhe Kanadasë.
Zyrtarët thanë se të paktën 36 njerës janë vrarë në të dy anët gjatë zjarrit vijues artilerik në rajonin kontestues të Kashmirit.
XS
SM
MD
LG