Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PARIS


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush, po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në Francë.
Gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin francez, Zhak Shirak, zoti Bush kërkoi nga udhëheqësi pakistanez, Pervez Musharaf, të vepronte kundër militantëve.
“Ne shprehëm shqetësimin e thellë rreth provave bërthamore, por jemi edhe më tepër të shqetësuar, ashtu si dhe udhëheqës të tjerë, lidhur me atë se presidenti Musharaf duhet të tregojë rezultate konkrete duke i ndaluar militantët të kalojnë vijën e kontrollit në Kashmir dhe të ndalojë terrorizmin” - tha George Bush.
Presidenti amerikan e vlerësoi Francën si një aleat vendimtar në luftën kundër terrorizmit, duke përkujtuar se Zhak Shirak, ishte i pari udhëheqës që vizitoi Shtetet e Bashkuara pas 11 shtatorit.
Nga ana e tij Shirak tha se është i shqetësuar në lidhje me kërcënimet nga terrorizmi, të cilat mund të godasin cdo vend.
XS
SM
MD
LG