Ndërlidhjet

NJU DELHI


Pakistani, ka deklaruar sot, pas provës së dytë bërthamore, se mbrojtja e vendit është e pathyeshme.
India ka bërë të ditur se nuk shqetësohet aspak nga këto prova, pasi qëllimi i tyre është të qetësojë publikun brenda vendit.
Por drejtuesit lokalë të Nju Delhit, kanë paralajmëruar 14 milionë banorët e kryeqytetit indian, që të përgatiten për cdo eventualitet.
Raketat, që po provon Pakistani janë në gjendje që të godasin Nju Delhin dhe 7 qytetet e tjera kryesore në veri të Indisë.
Kryeministri i Indisë ka vazhduar akuzat e tij ndaj Pakistanit për sponsorizim të terrorizmit.
XS
SM
MD
LG