Ndërlidhjet

HAGË


Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krime të luftës sot e dëgjoi rrëfimin e parë nga dëshmitari rreth vrasjes së 45 shqiptarëve në Reçak të Kosovës.
Drita Emini dëshmoi se si forcat ushtarake dhe policore serbe e kishin kryer masakrën në janar të vitit 1999, ngjarje kjo që i parapriu sulmeve të NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë.
Në seancën e paraditës të gjykimit të ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq, që akuzohet për gjenocid dhe krime të luftës në Kosovë, dëshmitari Robert Fulton tha se në 4 varrezat masive në Serbi janë gjetur dokumente personale të shqiptarëve nga Kosova, që Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq i evidentonte si të zhdukur.
Në varrezën e parë në Batajnicë, pranë poligonit stërvitës të forcave antiterroriste u zbuluan 37 kufoma, kurse në varrezën tjetër në kazermën e ushtrisë jugosllave u zbuluan mbi 269 kufoma, tha eksperti irlandez që e kishte ndjekur tërë procesin e zhvarrimit të kufomave.
XS
SM
MD
LG