Ndërlidhjet

RAMALLAH


I dërguari i Shteteve të Bashkuaranë Lindjen e Afërt, Willia\m Burns takoi në Ramallah liderin palestinez, Yasser Arafat e tha se është koha për dhënien e shpresës në rajon.
“Ka patur shum vuajtje dhe vdekje si për izraelitët ashtu edhe palestinezët. Problemet humanitare,vuajtejet e përditëshme që pësojnë palestinezët e rëndomtë nën okupim po keqësohen për çdo ditë. Për të gjithë ne është koha që të përpiqemi të rivendosim ndjenjën e shpresës për zgjidhje politike dhe të shpresës për izraelitët dhe palestinezët se mund të arrijnë sigurinë dhe shpresën për ardhmërinë që e meritojnë”, tha i dërguari i Shteteve të Bashkuara.
Ndërkaq, presidenti George Bush tha në Uashington se administrata e tij po arrin progres në një strategji që do të jetë bazament për shtetin potencial palestinez.
XS
SM
MD
LG