Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

MOORE:"MARREDHENJET NDERMJET UASHINGTONIT DHE BEOGRADIT ENDE LARG NORMALIZIMIT..."


Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lire



EVROPA E LIRE
* Zoti Mur, Shtetet e Bashkuara kane thene se do te vazhdojne te mbajne te bllokuara mjetet financiare jugosllave. Cdo te thote ky vendim?

P. MOORE
* Para gati dy javësh, kur kryeministri Gjinxhiç dhe ministri i jashtëm Svilanoviç ishin në Shtetet e Bashkuara dhe Sekretari i Shtetit Pauell zhbllokoi ndihmën, e cila ishte ngrirë. Disa vëzhgues patën përshtypjen se Shtetet e Bashkuara i dhanë dritën e gjelbert dhe miratuan çdo gjë që Beogradi kishte bërë bërë, por në konferencën për shtyp të Sekretarit të Shtetit u duk qartë që kjo nuk ishte e vërtetë. Tani shikojmë një shembull të ri në vendimin e presidentit Bush që të vazhdojnë të mbahen të ngrira pasuritë dhe asetet financiare jugosllave në Shtetet e Bashkuara. Shikojmë edhe njëherë që Shtetet e Bashkuara i bëjnë të qartë Beogradit se ka disa aspekte të sjelljes që duhet të përmirësohen me qëllim që marrëdhëniet midis Serbisë - Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të normalizohen. Edhe njëherë kemi çështjen e Kosovës, çështjen e bashkëpunëtorëve të Millosheviçit dhe ekstradimin e tyre në Hagë, prandaj këto çështje që kanë qenë të pranishme për një kohë të gjatë, janë problemet që vazhdojnë të mbeten në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Beogradit. Mendoj se mesazhi i cili u transmetua nga Uashingtoni, nga presidenti Bush, është që pavarësisht nga vendimi i marrë para gati dy javësh për zhbllokimin e ndihmës për Beogradin, marrëdhëniet janë ende larg normalizimit dhe sjellja e Beogradit është larg nga e prnueshmja.

EVROPA E LIRE
* Zoti Mur, politikanet kosoavre dhe maqedonas serish demonstruan se sa e brishte eshte paqja ne rajon. Si i komentoni zhvillimet efundit ne kete plan?

P. MOORE
* Parlamenti Kosovar miratoi një rezolutë, në të cilën denoncoi marrëveshjen e vitit 2001 midis Beogradit dhe Shkupit, e cila ndryshoi kufirin. Rezoluta potencoi se një sasi toke iu dha Maqedonisë nga Beogradi, por problemi nuk qëndron në faktin se sa hektarë tokë iu dhanë Maqedonisë, por në faktin se Beogradi ishte pala që nënshkroi marrëveshjen dhe jo Prishtina. Për këtë arsye legjislatorët kosovarë vune ne pah, sipas mendimit tim me të drejtë, që edhe pse nuk kanë zyrtarisht asnjë pushtet në politikën e jashtme, ata duhet të paktën të miratonin një rezolutë, që shpreh qëndrimin e tyre ndaj kësaj çështjeje. Kjo është një praktikë, të cilën e kemi edhe ne në Amerikë, që qëndrimi i Senatit ose i Kongresit lidhur me ndonjë rezolutë nuk është i detyrueshëm, por permes saj legjislatorët paraqesin mendimin e tyre që diq nuk është e pranueshme. Kjo mendoj se u realizua.
Por, kryeadministratori Shtainer gjithashtu kishte të drejtë, kur u shpreh se çështja e kufirit nuk hyn në kompetencat e parlamentit. Dhe ky diskutim lidhur me kompetencat midis Shteinerit dhe palës kosovare u menaxhua mirë, brenda kufijve ligjorë. Maqedonasit sidomos, politikanët rreth Ljubco Georgievskit, i cili do te perqëndrojë vëmendjen e opinionit publik, për zgjedhjet e reja, vendosën te kontestojne rezolutën kosovare…. Secili kërkon vëmendjen e zgjedhësve, prandaj deri sa të mbarojnë zgjedhjet dhe të shikojmë konfigurimin e parlamentit maqedonas në vjeshtë, do të ketë tregues të vazhdueshëm, ashtu si e thatë dhe ju, që paqja në rajon do të vazhdojë të jetë e brishtë.

EVROPA E LIRE
* Ne Kosove jane duke u bere perpjekje per te krijuar kushte per kethimin e serbeve. A ka nderlidhje ndermjet ketij procesi dhe diskutimit te mevonshme eventual per statusin final te Kosoves?


P. MOORE
* Mendoj se ka të gjitha lidhjet e mundshme…. Derisa statusi i Kosoves të mbetet i paqartë, do të ketë mungesë stabiliteti në rajon. E vetmja perspektivë serioze e statusit, edhe nëse do të krijoheshin struktura ligjore të komplikuara, e vetmja perspektive serioze për zgjidhjen e statusit është pavarësia. Kjo është çështje e vullnetit të shumicës dhe të drejtës për vetevendosje. Të njëjtën që patëm në Bangladesh, të njëjtën gjë patëm në Zimbabve dhe ajo që u aplikua në ato vende duhet të aplikohet edhe në Evropë. Çështja mbetet kur dhe si do të ndodhë kjo….Por, askush nuk do t’ia dhuroj pavarësinë Kosovës në një pjatë të argjendtë. Ajo duhet të fitohet. Dhe derisa nuk do te meritohet pavarresi nuk do te kete. Një çështje që duhet të zgjidhet para se pavarësia të mbështetet nga komuniteti ndërkombëtar është luftimi i korrupsionit dhe krimit. Derisa armiqtë dhe kritikët e kosovarëve të thonë se nuk mund ta bëni këtë vend të pavarur, sepse do kthehet ne një parajsë për trafikantët e drogës dhe të prostitutave dhe gjithfarë gjërash të tjera, derisa të jepen prova që këto thënie nuk qëndrojnë, kosovarët do të kenë kohë të vështira për t’ju mbushur mendjen të huajve se pavarësia është një ide e mirë.
Çështja e dytë pas luftimit të krimit dhe korrupsionit është që të tregohet se kosovarët mund të jetojnë në paqe me minoritetet e tjera etnike, sidomos me sërbët. Dhe derisa serbët të mund të kthehen të sigurt dhe të jetojnë të sigurt, dhe çdonjeri të marë frymë lirisht nuk mendoj se të huajt do jenë të gatshëm t’i japin pavarësinë Kosovës, po aq sa nuk do jenë të gatshëm pa u luftuar krimi dhe korrupsioni.

XS
SM
MD
LG