Ndërlidhjet

JERUSALEM


Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana sot pritet të takohet me kryeministrin izraelit Ariel Sharon, para nisjes në Arabinë Saudite.
Pas bisedimeve me kryetarin e Autoritetit Palestinez Yasser Arafat, Solana tha se vuajtjet e palestinezëve të thjeshtë e tregojnë rëndësinë e shtyrjes përpara të procesit paqësor.
Por ushtria izraelite dje i vazhdoi bastisjet në zonat palestineze në Bregun Perëndimor, ku, sipas burimeve ushtarake, qindra persona u janë nënshtruar hetimeve.
XS
SM
MD
LG