Ndërlidhjet

"ZBULIMI MBI ZBULIMET"


"WASHINGTON POST"


Që 11 shtatori përfaqësonte një dështim të zbulimit kjo është një e vërtetë e rëndomtë. Puna e komisionit të kongresit që fillon sot interpelancat, konsiston në shpjegimin e natyrës së gabimeve. Drejtori i FBI-së, Robert Myler, deklaroi në valën e sulmeve se qeveria nuk ka përpunuar informacione, t’atilla që të mund t’i pengonin ato.
Këto bindje dolën të pamatura, me nxjerrjen në dritë të të dhënave që zotërojnë aktualisht agjencitë e zbulimit. Askush tani nuk duhet të dyshojë për nevojën e një pale të tretë, e cila do të provonte me dokumente, rreptësisht dhe sistematikisht çfarë gabimesh ndodhën dhe çfarë mund të përmirësohet në të ardhmen.
Shumë pyetje ngrihen rreth karakterit specifik të dështimit të zbulimit. A ishin ato kryesisht të meta dhe gabime individuale apo neglizhim i kompetencave?
Faktet e fundit që kanë lidhje me dështimin e FBI-së sugjerojnë se gabimet trashanike të njerëzve, kanë luajtur rolin e tyre. Nëse është vërtet kështu, atëherë nuk duhet të ngurrohet të nxirren mësime rreth marrjes në punë; shpërblimit apo dënimit të kreativitetit në ingranazhin e këtyre burokracive; faktit nëse ishte çështje sforcimit të burimeve apo, siç kanë argumentuar disa, rregullave tepër shtrënguese që sundojnë punën e zbulimit…apo thjesht, Al-Kaida është treguar djallëzisht mjeshtërore?
Përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve mund të skicojnë politika afat-gjata në përgjigje të sulmeve: si duhet rikonfiguruar FBI-ja, çfarë investimesh të reja kundër-terror duhen bërë, si të mbahet ekuilibri mes lirive civile dhe sigurisë. Është kritike që komisioni,- një përpjekje e përbashkët e komiteteve të zbulimit të Kongresit dhe Senatit,- ta rrëfejë këtë histori me saktësi dhe paanshmëri, në mënyrë që politikëbërësve dhe publikut t’u jepen elementët bazikë. Hetimi nuk duhet të degradojë në mbajtje krahu. Disa republikanë janë të interesuar t’ia vënë fajin për gjithçka neglizhencës së supozuar të administratës Klinton. Disa demokratë lakmojnë të eksplorojnë se çfarë dinte presidenti Bush.
Në vend pra se të kërkojë gjilpërën në kashtë, Komisioni duhet të rreket të identifikojë sferat ku ndryshimet do të rezultonin maksimalisht efektive.
Në këtë etapë, askush nuk di në të vërtetë përmasat e vërteta të dështimeve apo si do të shpërndahet pesha e këtij dështimi në agjencitë përgjegjëse. Por duket qartë se pothuaj kushdo që mbante një post me përgjegjësi, ka faj qoftë edhe për paaftësi parashikimi– e demonstruar kjo në mungesën e vullnetit për të besuar, megjithë faktet e shumta – për rrezikun që po kanoste vendin.
Por çfarë vlen më shumë tani është që t’u tregohet vendi njerëzve dhe instiucioneve, në mënyrë që sulmi i ardhshëm të mund të imagjinohet dhe parandalohet.

XS
SM
MD
LG