Ndërlidhjet

RAMALLAH


Forcat izraelite kanë rihyrë në Ramallah, vetëm pak orë pas tërheqjes së parë dhe po godasin pjesë të ndryshme të qytetit.
Paraditen e sotme, forcat izraelite kanë granatuar selinë e udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, ku është vrarë një nga truprojat e tij.

“Operacioni nw Mukata, selia e Arafatit, ishte i një nature të kufizuar, dhe me qëllimin që të shwrbejë si sinjal për autoritetin palestinez se ata duhet të jenë aktiv në parandalimin e terrorit dhe terroristëve” - ka dekalruar Ministri i jashtëm izraelit, Shimon Peres, pas veprimeve të sotme ushtarake të Izraelit.

“Ky është mesazh për gjithë bashkësinë ndërkombëtare që të shoh fashizmin dhe agresionin kundër selisë së popullit palestinez” ka deklaruar Arafat ndërmjet dy sulmeve.
Sipas burimeve ushtarake izrealite aksionet ishin përgjigje ndaj atentatit të djeshëm ku u vranë së paku 17 vetë izraelitë.
XS
SM
MD
LG