Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRESHEVË


Kryetari i “Komitetit për tolerancë dhe bashkëjetesë”, Adem Demaçi tha në Preshevë se “as pas tre vitesh, asnjë nga politikanët në Serbi nuk u paraqit që t,u kërkojë falje shqiptarëve në Kosovë për krimet e luftës dhe gjakderdhjen që bëri për 10 vite regjimi i Sllobodan Millosheviqit”.
“Beogradi patjetër duhet t,i bëjë ato përpjekje nëse sinqerisht dëshiron që në Kosovë të kthehet paqa dhe jeta e përbashkët e serbëve, shqiptarëve dhe të tjerëve” ka thënë Demaçi në konferencë shtypi, pas mbajtjes së tribunës për “rolin e tolerancës në integrimet shoqërore”.
XS
SM
MD
LG