Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

HAGË


Gjykimi i ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq në Tribunalin e Hagës, të akuzuar për krime lufte në Kosovë, do të vazhdojë me dëshminë e William Walker, ish shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë ditën e martë, që pritet me interesim të madh, dhe dëshminë e nesërme të një dëshmitari të mbrojtur.
Siç thuhet në Tribunalin e Hagës, dëshmitari i mbrojtur do të flasë për sulmin e forave ushtarake jugosllave dhe policore serbe kundër Reçakut dhe fshatrave për rreth, në 15 janar të 1999-tës.
XS
SM
MD
LG