Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

"KORRUPSIONIN DUHET LUFTUAR ME TE GJITHA MJETET"


Bekim BISLIMI


“Korrupsioni në Kosovë egziston në fusha të ndryshme dhe luftimi i kësaj dukurie, duhet të jetë prioritet për të gjithë,” theksojnë qytetarët e Prishtines. Ata thonë se deri më tani është bërë shumë pak ose aspak, për zbulimin dhe luftimin e korrupsionit.

-----------------------------------------------------------------

Zef Shala:
“Është folur mjaft se ka korrupsion në shumë fusha, por ne pak mundemi të dëshmojmë, sepse ende nuk po shohim rezultate konkrete, nuk po dalin me emra dhe mbiemra. Në përgjithësi shumëkush po merret me një çështje të tillë dhe për një kohë shumë të shkurtër po lirohet”.

Sulejman Gashi:
“Mendoj që nuk është bërë mjaft për zbulimin e korrupsionit dhe nuk është luftuar sa duhet deri tani”.

Sami Resufi nga Prishtina:
“Korrupsioni në Kosovë ka veti dhe rrënjë të thella dhe për ta luftuar dhe eleminuar korrupsionin, duhet shumë kohë e gjatë, mirëpo nuk mund të themi se nuk është bërë asgjë. Diçka po punohet, vetëm se shumë pak.”

Nezire Curraj:
“Mendimi im është se lufta kundër korrupsionit qëndron në organet udhëheqëse, në radhë të parë në komunë e në të gjithë ata, që janë kompetentë për ta luftuar. Por nuk po e luftojnë dhe korrupsioni sa vjen e shtohet dita ditës”.

Myrvete Krasniqi.
“Për luftën dhe zbulimin e korrupsionit, me sa më duket mua, nuk është bërë sa duhet. Ka nevojë ende të bëhet diçka, ndoshta do të merren masa. Korrupsioni është i dukshëm - shihet kudo”.

Avni Abazi:
“Po mendoj se për momentin, vetëm ka filluar diçka të bëhet, por deri tani nuk është bërë asgjë konkrete. Domethënë, gjërat kanë mbetur po njëlloj dhe korrupsioni ka shkuar në mënyrë të heshtur”.
Ndërkaq për pyetjen se kujt i takon përgjegjësia për zbulimin dhe luftimin e korrupsionit, të njëjtët qytetarë thonë:

Zef Shala:
“Zbatimi i marrëveshjes së Shtainerit në nivele rajonale, kryesisht me shtetet që na kufizojnë, do ta bënte më të fuqishëm realizimin e një marrëveshjeje të tillë”.

Sulejman Gashi:
“Sigurisht organet tona dhe UNMIK-u.Unë mendoj se UNMIK-u po e godet mjaft korrupsionin, por fajin e kanë organet tona”.

Sami Resufi:
“ Duhet të punojë shumë populli dhe strukturat, përfshirë UNMIK-un, që të luftohet korrupsioni.”

Nezire Curraj:
“Mendoj që patjetër duhet ta bëjnë organet udhëheqëse komunale, por edhe në nivel të Kosovës, sepse nuk është fjala vetëm për Prishtinën. korrupsion ka kudo”.

Myrvete Krasniqi:
“Qeveria jonë dhe UNMIK-u”.

Avni Abazi:
“Nuk është luftuar sa duhet nga asnjë mision. Po më duket se kryadministratori Shtainer ka filluar të bëjë diçka dhe shpresoj se do t’i zbulojë të gjitha korrupsionet që janë bërë, sepse të gjitha kanë shkuar në dëm të popullit”.

XS
SM
MD
LG