Ndërlidhjet

HAGË


Gjenerali gjerman, Klaus Naumman duke dëshmuar në procesin gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës tha se ka qenë vet i pranishëm kur Millosheviq në vitin 1998 kishte thënë se problemin e shqiptarëve në Kosovë do te zgjidhte në pranverën e vitit 99 në ate mënyrë që do ti “mblidhte dhe do ti pushkatonte”.
Klaus Naumman, i cili atëherë ka qenë komandant i Komitetit Ushtarak të NATO-s, tha se Millosheviq e kishte thënë këte në 25 tetor të vitit 1998, në takimin me ate dhe komandantin e forcave të NATO-s për Evropë, gjeneralin Wesli Klark.
Në pyetjen e gjykacit, se si kanë reaguar kur dëgjuan këte nga Millosheviq, dëshmitari tha se ai dhe Klark ishin të “tronditur” dhe “nuk kanë mundur ta besojnë”.
XS
SM
MD
LG