Ndërlidhjet

ISLAMABAD/ NJU DELHI


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld përgëzoi Indinë dhe Pakistanin për përpjekjet që të ulin tensionet dhe u bëri thirrje dy vendeve që të vazhdojnë dialogun, duke thënë se dy palët “kanë filluar të ndiejnë stresin e alarmnit të lartë” në territorin e trazuar të Kashmirit.
Ministri i jashtëm i Pakistanit, Abdul Satar lidhur me uljen e tensionimeve tha në konferencë të përbashkët për shtypin:
“Zgjidhja e çështjes së Kashmirit konform parimeve të drejtësisë dhe ligjit ndërkombëtar do të siguronte vendosjen e paqës së qëndrueshme dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Pakistanit dhe Indisë”.
Në Nju Delhi, zyrtarët qeveritarë thanë se dialogu midis Indisë dhe Pakistanit eventualisht do të ndodhë, “dhe duhet të ndodhë”, siç u shprehën, por përsëritën kërkesat që Pakistani të ndërmarrë aksione kundër militantëve që infiltrohen në Indi, para se të fillonte çfardo dialogu.
“Është absolutisht esenciale që kampet në terren të byllen patjetër dhe të përfundojë mbështetja finansiare për terroristët dhe separatistët në Kashmir dhe duhet të ketë prova të qarta se është bërë kjo para se të konsiderojmë çfarëdo lloji të rigjallërimit të dialogut midis Indisë dhe Pakistanit”, tha zyrtari i ministrisë së Jashtëme në Nju Delhi, Omar Abdullah.
XS
SM
MD
LG