Ndërlidhjet

KARAÇI


Një automobil-bombë la të vrarë së paku 11 persona jashtë konzulatës së Shteteve të Bashkuara në Karaçi të Pakistanit.
Në mesin e të vrarëve nga shpërthimi nuk pati të jashtëm apo nga personeli i konzulatës, por një nëpunës amerikan dhe pesë të punësuar pakistanezë në konzulatë ishin në mesin e shumë të plagosurve.
“Ne jemi në fakt viktima të terrorizmit dhe kjo luftë kundër terrorizmit nuk mund të luftohet nga një vend i vetëm, sepse terroristët ndërkombëtarë nuk kanë atëdhe, ata lëvizin nga njëri në vendin tjetër”, tha në Islamabad ministri i Jashtëm i Pakistanit, Nisar Memon.
Zëdhënësi i presidentit të Shteve të Bashkuara tha në Uashington se shpërthimi është “fakt i gjallë” se Amerika është në luftë.
Përgjegjësinë për sulmin e mori një grup i panjohur më parë i quajtur Al- Qanon, apo Ligji.
XS
SM
MD
LG