Don HILL
Ditë më parë një mësuese holandeze i kishte thënë nxënëses 8 – vjeqare të besimit mysliman se ajo gjithashtu është fajtore për sulmet terroriste të 11 shtatorit.
Një arab në Austri morri porosi përmes postës elektronike me këtë përmbajtje:"Shko në Afgansitan dhe atje vdis".
Qendra evropiane për vëzhgimin e racizmit dhe ksenofobisë, me seli në Vjenë, në raportin e fundit konfirmon rritjen e sulmeve të këtilla fizike dhe verbale ndaj myslimanëve dhe institucioneve islamike në vendet e Evropës Perendimore. Drejtoresha e këtij institucioni Beate Winkler thotë se në shënjestër të sulmeve janë myslimanët, por edhe hebrenjët:
"Duhet të jemi të kujdeshëm që pas përfundimit të Luftës së Ftohtë të mos krijojmë armiq të rinjë. Është me rëndësi që të ballafaqohemi me konfliktet, por gjithashtu të intensifikojmë edhe dialogun ndër-kulturor", thotë zonja Winkler për të shtuar se ka edhe lëvizje pozitive:
"Një element pozitiv është për shembull fakti që politikanët në shumicën e rasteve kanë reaguar me shumë përgjegjësi dhe me shumë kujdes", thotë Beate Winkler.
Ajo vë në pah edhe një element tjetër pozitiv:
"Shenja më shpresëdhënëse janë nismat e shumta për dialog ndër-kulturor, në sferën e religjionit, kulturës, në universitete dhe në qendrat hulumtuese", pohon Beate Winkler.
Raporti i këtij institucioni dokumenton rastet ku nga ksenofobia anti-islamike kalohet në anti-semitizëm dhe sulme ndaj minoriteteve tjera etnike.
Zëdhënësi i këtij institucioni Bent Sorenson thotë se qendra në periudhën e ardhshme planifikon të bëjë një studim tjetër:
"Do të bëjmë një vlerësim të incidenteve anti-semite që pasuan krizën në Lindjen e Mesme dhe mbi këto rezulltate do të nxjerrim konkluzione dhe rekomandime për formën e tejkalimit të tyre", thotë Bent Sorenson.