Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

KARAÇI/UASHINGTON


Ekspertë pakistanezë dhe amerikanë i kanë filluar hetimet rreth shpërthimit të djeshëm para Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Karaçi, që la 11 të vrarë.
Presidenti George Bush i ka cilësuar atentatorët si vrasës radikalë.
“Ata nuk i kuptojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne do të vazhdojmë t’i ndjekim dhe t’i sjellim para drejtësisë”, tha presidenti Bush.
Shpërthimin ashpër e ka gjykuar edhe ministri pakistanez i informatave Nisar Memon.
“Ne në fakt jemi viktima, dhe kjo luftë kundër terrorizmit nuk mund të luftohet vetëm nga një vend, sepse terroristët ndërkombëtarë nuk kanë atdhe”, tha Memon.
XS
SM
MD
LG