Ndërlidhjet

UASHINGTON


Tre anëtarë të al Kaidës u kanë treguar zyrtarëve të Marokos se Osama bin Laden në dhjetor i kishte urdhëruar luftëtarët e tij që të shpërndahen anembanë rruzullit që të sulmojnë “interesat amerikane dhe ebreje”, raporton gazeta Washington Post.
Tre personat, shtetas të Arabisë Saudite, kanë treguar para autoritetetve marokene se ata ishin arratisur nga Afganistani dhe kishin ardhur në Maroko me mision që të përdorin barka të shpejta ngarkuar me bomba në sulme vetëvrasëse kundër luftanijeve amerikane dhe britanike në ngushticën e Gjibraltarit, thotë Washington Post.
XS
SM
MD
LG