Ndërlidhjet

JERUSALEM


Qeveria izraelite filloi punimet për ndërtimin e barrierave midis Bregut perëndimor dhe Izraelit me qëllim të “parandalimit të infiltrimit të terroristëve palestinezë dhe materialeve shpërthyese në Izrael”, si tha ministri i Mbrojtjes, Binyamin Ben-Elizer.
Autoriteti palestinez e ka kritikuar këte projekt, duke thënë se pjesë të barrierave do të kalojnë përmes tokës së kontrolluar nga palestinezët dhe do të ngushtojë edhe më tej lirinë e qarkullimit të palestinezëve.
Barriera që do të pajiset me lloj-lloj sistemesh alarmi, do të jetë 350 kilometra e gjatë dhe do të kalojë përgjatë të ashtuquajturës Vija e Gjelbër, që shënon kufirin midis Izraelit dhe Bregut perëndimor.
XS
SM
MD
LG