Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara e rezervojnë të drejtën të sulmojnë të parët kundër terroristëve dhe mbështetësve të tyre, nëse kuptojnë se ata planifikojnë të godasin Amerikën, tha sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, për të shtuar se sulmet e 11 shtatorit kanë krijuar realitet të ri.
“Do të ishte vështirë të dihej se ndonjë organizatë terroriste planifikon t’i rrëmbejë aeroplanët dhe të godasë Pentagonin dhe Qendrën Botërore të Tregtisë. Ç’mund të bëhet tjetër përpos t’u shkohet pas terroristëve të këtillë”, tha Rumsfeld.
Nju Jork Tajms ka raportuar se presidenti George Bush ka urdhëruar hartimin e një strategjie të re për sulme parandaluese kundër vendeve dhe grupeve terroriste që planifikojnë zhvillimin e armëve për shkatërrim në masë.
XS
SM
MD
LG