Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

JERUSALEM


Ushtarët izraelitë sot e kanë vrarë Walid Sbeh, një figurë të spikatur të milicisë palestineze, në afërsi të Betlehemit.
Burimet izraelite thanë se Sbeh, pjesëtar i brigadave al-Aksa ka rekrutuar sulmues vetëvrasës.
Në Sofje, ministri i Jashtëm izraelit Shimon Peres tha se me përfaqësuesit palestinezë është arritur marrëveshja për krijimin e shpejtë të shtetit palestinez brenda kufijve të përkohshëm.
Komentet e pasuan vendimin për ngritjen e murit rrethues përgjatë Bregut Perëndimor, që Yasser Arafat ashpër e ka kritikuar.
“Ky është agresion i tmerrshëm në tokën tonë, është akt cionizmi dhe aparthejdi, të cilin ne e hedhim poshtë”, tha Arafat.
Ndërkohë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Richard Boucher i ka shfaqur shqetësimet e Uashingtonit rreth një dërgese të armëve nga Irani për luftëtarët anti-izraelitë në Siri dhe Liban.
XS
SM
MD
LG