Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministrat e Jashtëm të Jugosllavisë dhe Shqipërisë, Goran Svilanoviq dhe Arta Dade, kanë biseduar në Beograd për përparimin e marrëdhënjeve bilaterale dhe për arritjen e disa marrëveshjeve.
Svilanoviq ka thënë gjatë bisedimeve se një nga temat më të rëndësishme për Jugosllavinë është situata në Kosovë duke shtuar se, siç pret Beogradi, “për statusin e Kosovës do të bëhet fjalë brenda pesë apo 10 viteve”.
Arta Dade, e cila merr pjesë në takimin e ministrave të vendeve anëtare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Jug-lindore, ka vlerësuar se bashkëpunimi midis shteteve të rajonit është shumë i rëndësishëm për popujt që jetojnë atje, e lidhur me Kosovën shfaqi shpresën se atje do të ndërtohet shoqëri demokratike me mjaftë hapsirë për të gjithë.
XS
SM
MD
LG