Ndërlidhjet

JERUSALEM


Qeveria izraelite ka ndërruar politikën e përgjigjes ndaj akteve vrastare terroriste e tha se do të riokupojë pjesë të territoreve palestineze në Bregun perëndimor përderisa do të vazhdojnë sulmet palestineze kundër Izraelit.
“Pas sulmit të djeshëm vrastar në Jerusalem kabineti ka vendosur që të ndërmarrë hapa ushtarake kundër Autoritetit palestinez dhe kundër organizatave terroriste. Prej tash ka ndryshime në politikën tonë: sa herë që do të bëhet akt terrori kundër qytetarëve të Izraelit, kundër shtetit të Izraelit, Izraeli do të përgjigjet me okupimin e një pjese të territorit palestinez dhe do ti mbajmë ato territore deri sa të ndërpritet terrori, tha zëdhënësi i qeverisë izraelite”, Arie Mekel.
Në pajtim me këte politikë, forcat izraelite kanë rihyrë në qytetet e Xheninit, Nablusit dhe Kalkilës.
XS
SM
MD
LG