Ndërlidhjet

JERUSALEM


Qeveria izraelite ka ndërruar politikën e përgjigjes ndaj akteve vrastare terroriste e tha se do të riokupojë pjesë të territoreve palestineze në Bregun perëndimor sa herë që do të bëhen sulme kundër popullsisë dhe shtetit Izraelit dhe do ti mbajë ato territore derisa të ndërprit terrori.
Në pajtim me këte politikë, forcat izraelite kanë rihyrë në qytetet e Xheninit, Nablusit dhe Kalkilës.
Ndërkohë , autoritetet izraelite njoftuan se një bombardues vetëvrasës sonte la të vdekur në Jerusalem së paku shtatë persona e mbi 40 të plagosur.
Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë Brigadat e Martirëve al Aksa.
XS
SM
MD
LG