Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kabineti i Sigurisë së Izraelit miratoi vendimin e kryeministrit Ariel Sharon që të vazhdojë ri-okupimin “e zgjatur” të disa qyteteve autonome palestineze, në përgjigje të dy sulmeve vetëvrasëse palestineze me bomba të kësaj jave dhe sulmit të mbrëmshëm kundër një vendbanimi kolonësh ebrejë.
“Shteti i Izraelit dhe forcat e tij ushtarake do të vazhdojnë të ndërmarrin cilat do aksione të nevojëshme dhe të përpiqen t,i japin fund këtij terrori palestinez dhe të mbrojë qytetarët izraelit kudoqofshin ata”, tha Arie Mekel, zëdhënës i qeverisë izraelite.
XS
SM
MD
LG