Ndërlidhjet

MANILË


Pjesëtarë të marinës filipinase sot i vazhduan kërkimet për gjetjen e kufomës së liderit të kryengritësve Abu Sayyaf , pas njoftimit të presidentit Gloria Arroyo se ai ishte vrarë në përleshjet me forcat speciale të rendit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se “Arroyo ka bërë shërbim të madh”, pas prononcimeve të presidentit të Filipineve se lideri i grupit që rrëmbeu dy shtetas amerikanë, kishte humbur jetën gjatë fundosjes së një anije në jug të vendit.
XS
SM
MD
LG