Ndërlidhjet

BEJRUT


Zëdhënësi i tyre thotë se Osama bin Laden dhe bashkëpuntori i tij i lartë, Ayman Al- Zawari, janë gjallë e mirë dhe se rrjeti i tyre al-Kaida është i gatshëm të sulmojë caqe të tjera të Shtetetve të Bashkuara.
Mesazhi i Sulaiman Abu Ghaith, zëdhënës i al Kaidas i lindur në Kuvajt, është emituar dje nga rrjeti televiziv Al –Jazeera me seli në Katar, por s,ka mënyrë që të konfirmohet autenticiteti i porosive, apo koha kur është incizuar videokaseta, ose prej ku e mori Al Jazeera.
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush, ka thënë se nuk e di nëse bin Laden është gjallë apo vdekur.
XS
SM
MD
LG