Ndërlidhjet

BEOGRAD


Anëtarët e moderuar të Partisë Socialiste të Serbisë kanë votuar për largimin e ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq nga posti i liderit të partisë.
Pas një debati 6-orësh në Kongresin e partisë në Beograd, ata votuan që Millosheviqi të mbetet kryetar nderi i partisë.
Madje edhe pas ekstradimit në Hagë, ku akuzohet për krime lufte dhe gjenocid në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, Millosheviqi vazhdoi ta kontrollojë partinë përmes telefonit nga qelia e tij.
XS
SM
MD
LG