Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS/RAMALLAH


Forcat izraelite kanë vrarë 6 palestinezë në sulmet me helikopterë kundër militantëve të dyshuar në Rripin e Gazës.
Ndërkohë, autoblindat izraelite, gjithashtu të mbështetura nga helikopterë luftarakë, hynë në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor, duke e rrethuar edhe selinë e liderit palestinez Yasser Arafat.
Inkursioni u ndërmor disa çaste pas njoftimeve të Autoritetit Palestinez, se udhëheqësi shpirtëror i grupit militant Hamas, Sheik Ahmed Yassin gjendet në arrest shtëpiak.
XS
SM
MD
LG