Ndërlidhjet

JERUSALEM


Një ish anëtar i kabinetit palestinez ka hyrë në kompleksin e selisë së autoritetit palestinez në Hebron në një përpjekje të pasuskseshme për të biseduar me 15 militantët e dyshuar që gjenden të rrethuar.
Talal Sidr, nuk i kishte parë militantët e dyshuar po nuk përjashtoi mundësinë se ata gjendeshin në pjesë të tjera të godinës së dëmtuar.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se nuk kishin informacione lidhur me operacionin me buldozerë në selinë e autoritetit palestinez, por tha se ka pasur shkëmbim zjarri me militantët që gjenden aty.
Dëshmitarët kanë thënë se 10 palestinezë janë arrestuar në Bregun perëndimor.
XS
SM
MD
LG