Trupat izraelite kanë përdorur buldozerë për të shkatërruar muret e selisë së Autoritetit palestinez në Hebron, në përpjekje për të kapur palestinezët e armatosur që besohet se fshihen aty.
Kjo është dita e katërt e rrethimit të selisë së Autoritetit palestinez, dhe është pjesë e operacioneve izraelite në 7 nga 8 qytetet kryesore të Bregut perëndimor.
Sipas Ministrit të Jashtëm izraelit, Shimon Peres, për momentin nuk ka zgjidhje tjetër veç rrethimit të selisë në Hebron.
“Situata e përgjithshëme solli forcat tona në Hebron, pasi duhet t’i japim fund atentateve vetvrasëse, shpërthimeve, makinave bombë” - ka thënë Peres.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Beniamin Ben Elizer, përjashtoi mundësinë që të sulmohej brenda selisë në Hebron, duke thënë së ushtria do të presë që palestinezët të dalin jashtë, por nuk do të negociojë me ta.