Ndërlidhjet

SARAJEVË


Ministri i jashtëm boshnjak, Zllatko Llagumxhija, tha se shpreson që kërcënimi amerikan për të përdorur veton rreth zgjatjes së misionit të Kombeve të Bashkuara në Bosnjë nuk do të rrezikojë paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon.
Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar me përdorimin e vetos nëse personelit ushtarak amerikan nuk i jepet imunitet nga Gjykata Ndërkombëtare, e cila fillon aktivitetin të hënën, më 1 korrik, datë që përkon me përfundimin e mandatit të misionit të Kombeve të Bashkura në Bosnjë.
Kombet e Bashkuara janë në krye të një force policore prej 1500 vetësh, mes të cilëve dhe 46 oficerë amerikanë. NATO-ja është në krye të 17 mijë trupve në vend, të cilat nuk do të ndikohen nga vendimi i Këshillit të Sigurimit.
KARAÇI
Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se mbi 3 mijë ushtarë janë në kërkim të anëtarëve të Al Kaidës, në kufirin me Afganistanin.
Aksioni nisi pas vrasjes të mërkurën të 10 ushtarëve pakistanezë nga ana e afro 40 luftëtarëve të dyshuar të Al Kaidës në qytetin kufitar Vana.
Me ndihmën edhe të shërbimeve të zbulimit amerikan, Pakistani ka arrestuar 20 të dyshuar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG