Ndërlidhjet

SEUL


Tensionet midis dy Koreve janë shkallëzuar pas përleshjes detare të dy rivalëve, që la të paktën 4 marinarë jug-koreanë të vrarë dhe 19 të plagosur.
Presidenti jug-korean Kim Dae-Jung tha se armata e Koresë së Jugut është në gjendje të lartë gatishmërie.
Në incidentin e djeshëm në Detin e Verdhë, zyrtarët jug-koreanë thanë se një varkë veri-koreane e kaloi kufirin detar dhe hapi zjarr kundër anijeve të Koresë së Jugut duke fundosur njërën prej tyre.
Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar, siç e quajtën, “provokimin e armatosur” kundër aleatit të Uashingtonit, Koresë Jugore.
XS
SM
MD
LG