Ndërlidhjet

SEUL


Së paku 30 marinarë koreanoveriorë janë vrarë e plagosur, gjatë incidentit të mbrëmshëm me një anije patrulle koreanojugore, kanë bërë të ditur zyrtarët ushtarakë të Seulit.
Koreja e Jugut, e cila humbi 4 marinarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, tha se fqinji verior duhet të kërkojë ndjesë, pasi ka shkelur marrëveshjen, e cila i dha fund luftës së Koresë në vitet 1950 – ’53.
Ndërkohë, agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut, ka thënë se incidentin e ka provokuar Koreja e Jugut.
XS
SM
MD
LG