Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari i shtetit Colin Powell tha se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara i kanë ndërprerë komunikimet me liderin palestinez Yasser Arafat.
Powell u deklaroi mediave amerikane se Uashingtoni nuk ka në plan kurrfarë vazhdimi të dialogut me Arafatin në një të ardhme të afërt.
Kontaktet me liderët tjerë palestinezë mbeten, por jo edhe me Arafatin, pas thirrjes së presidentit Bush për rrëzimin e tij, tha Powell.
Organizata për Çlirimin e Palestinës sot e hodhi poshtë atë që e cilësoi si sulm ndaj legjitimitetit të pushtetit të Arafatit.
XS
SM
MD
LG