Ndërlidhjet

SARAJEVË


Bosnja sot e ka shfaqur brengosjen e saj për gjendjen e sigurisë në të ardhmen pas vetos së Shteteve të Bashkuara në zgjërimin e mandatit të misionit paqëruajtës në Bosnje.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Sarajevë Clifford Bond tha se vetoja amerikane nuk është e drejtuar kundër popullit të Bosnjes apo procesit paqësor atje.
“I kuptoj shqetësimet në Bosnje rreth vetos së Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit. Por, presidenti Bush para disa ditësh ishte shumë i qartë. Përkushtimi ynë strategjik në Ballkan dhe Bosnje mbetet i fortë, kurse trupat e Shteteve të Bashkuara do të mbeten në Bosnje”, tha ambasadori Clifford.
XS
SM
MD
LG