Ndërlidhjet

HAGË


Pala jugosllave gjatë negociatave në Ramboulliet kishte marrë instrukcione të hedhë poshtë marrëveshjen, tha Wolfgang Petritsch, në gjykimin e sotëm të ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq, të akuzuar për gjenocid dhe krime të luftës në Kosovë.
Diplomati austriak Wolfgang Petritsch, i dërguari special i Bashkimit Evropian në Kosovë, gjatë konfliktit në vitet 1998-99, e akuzoi Millosheviqin për bllokimin e procesit të negociatave.
Nuk kishte fije dyshimi se një person i diktonte të gjitha, dhe ky ishte Millosheviqi, tha Petritsch.
Ai e citoi një anëtar të delegacionit jugosllav t’i ketë thënë se, nëse vjen deri te bombardimi i Jugosllavisë, atëherë do të pasojnë masakra në Kosovë.
Ishte fare e qartë se policia dhe ushtria jugosllave do të kryenin masakra në Kosovë, tha Wolfgang Petritsch.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG