Ndërlidhjet

BAGRAM


Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thanë se është ende herët të thuhet nëse bomba e hedhur dje, që vrau civilë afganë ishte aksident.
Zëdhënësi, koloneli Roger King tha se incidenti filloi kur ndaj aeroplanit luftarak AC-130 ishte hapur zjarr mbi provincën Uruzgan, që më pastaj nga bombarduesi B-52 të lëshohen 7 bomba në drejtim të caqeve të zgjedhura.
Raportohet që 40 civilë afganë të kenë humbur jetën.
I ngarkuari me punë i ambasadës në Kabul, David Sedney e shprehu keqardhjen e Shteteve të Bashkuara.
“Në emër të qeverisë dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, i shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e atyre që mund të jenë vrarë apo plagosur”, tha Sedney.
XS
SM
MD
LG