Ndërlidhjet

HAGË


Dëshmitari i prokurorisë Mustafa Draga sot rrëfeu në Tribunalin e Hagës për vrasjen e 144 meshkujve në 28 mars të vitit 1999 në Izbicë.
Në gjykimin e të akuzuarit për krime të luftës dhe gjenocid në Kosovë, ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq, Mustafa Draga tha se 300 policët serbë i kishin grumbulluar rreth 6 mijë persona, dhe më pas i kishin ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët.
“Mua më shpëtoi Perëndia që të vij këtu dhe ta them të vërtetën”, tha Draga, i cili e kishte mbijetuar masakrën.
XS
SM
MD
LG