Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara dje i kanë shtuar në “listën e zezë ekonomike” tre shqiptarë nga Maqedonia, përfshirë dy figura politike.
Departamenti i Thesarit ka konkluduar se tre personat “kanë qenë të involvuar në mënyrë aktive në sponsorimin, finansimin apo drejtimin e akteve destabilizuese në Ballkanin perëndimor, përfshirë Maqedoninë”, ka bërë publik Departamenti i Shtetit.
“Të tre këta kanë udhëhequr apo kanë siguruar mbështetje materiale për kryengritësit e armatosur në Ballkanin perëndimor”, tha zëdhënësi Richard Boucher.
“Këta kryengritës, e veçanërisht e ashtuquajtura Armata Kombëtare Shqiptare, drejtpërsëdrejti e minojnë stabilitetin rajonal, dhe paraqesin kërcënim për forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara, që aktualisht janë të vendosura në rajon”, tha Boucher.
Departamenti i Thesarit i ka emërtuar Gafurr Adilin nga Zvicra, Nevzat Halilin dhe Kastriot Haxhirexhën nga Maqedonia. Dy të fundit janë figura të njohura politike në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG