Ndërlidhjet

WASHINGTON


Shtetet e Bashkuara dje, në listën e zezë ekonomike, i kanë futur edhe tre shqiptarë nga Maqedonia. Ata janë Kastriot Haxhirexha, Nevzat Halili dhe Gafurr Adili. Dy nga kjo listë janë politanë të njohur ndërsa për të tretin nuk ka informacione. “Të tre personat kanë ndihmuar në udhëheqjen dhe financimin material të kryengritësve të armatosur në ballkanin Peërndimor” – ka thënë zëdhënësi Richard Boucher në një kumtesë. Ai mëtutje ka thënë se “këta kryengritës, e veçanërisht, e ashtuquajtura Armata Kombëtare Shqiptare, drejtëpër-sëdrejti kanë rrezikuar stabilitetin rajonal dhe paraqesin rrezik për forcat e Shteteve të Bashkuara që aktualisht janë të vendosura në rajon”.
XS
SM
MD
LG