Ndërlidhjet

VJENË


Në Vjenë filluan bisedimet dyditëshe ndërmjet sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan dhe ministrit të jashtëm të Irakut, Naji Sabri lidhur me lejimin eventual të kthimit të inspektorëve të armatimit në Irak. Para këtij takimi Kofi Annan tha “Iraku duhet të çarmatoset dhe pasi kjo të bëhet sanksionet do të tërhiqen. Për kushtet, kur dhe si do të hiqen sanksionet…do të diskutohet – tha Kofi Annan.
Ndërkaq, ministri i jashtëm i Irakut, Naji Sabri tha “ne erdhëm me qëllime të mira, me mirë-besim dhe jemi optimistë për arritjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse të çështjes së marëdhënieve Kombet e Bashkuara – Iraku” – tha Naji Sabri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG