Ndërlidhjet

HAGË


Në dëshminë e tij në gjykatën e Hagës, dëshmitari Hysni Berisha ka thënë se në Suharekë, gjatë periudhës pranverë – verë 1999, janë vrarë dhe janë zhdukur 528 civilë shqiptarë. Ky dëshmitar, i cili u paraqit në seancën e sotme të gjykimit kundër Sllobodan Millosheviq, i akuzuar për krime lufte, për krime kundër njerëzimit, për gjenocid…tha se “policët serbë më 26 mars të vititi 1999, në një kafene në Suharekë, vranë 48 anëtarë të familjes Berisha, shumica prej të cilëve ishin pleqë e gra dhe 18 fëmijë.

BEOGRAD:
Qeveria jugosllave ka bërë të ditur se do të lejoj tre ish oficerë të policisë sekrete që të dëshmojnë në procesin gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës. Siç bën të ditur agjencia FP, është kumtuar se “personat Obrad Stevanoviq, Radomir Markoviq dhe Teodor Stançiq janë liruar nga obligimet për ruajtjen e sekreteve shtetërore dhe ushtarake, që kanë të bëjnë me ngjarjet në Kosovës”.
XS
SM
MD
LG