Ndërlidhjet

GAZA


Ligji bazë apo kushtetuta e përkohshme palestineze ka hyrë sot në fuqi, në kuadër të premtimeve të Jaser Arafatit për reforma.
Kushtetuta është miratuar nga parlamenti në 1997, por Arafati nuk e kishte nënshkruar deri në maj të këtij viti.
Ajo siguron pushtetin e gjyqësorit dhe të parlamentit, ndërkohë që në të kaluarën roli i tyre mund të zëvendësohej nga qeveria.
Ndërmjet të tjerave ky dokument i referohet al-Qods apo Jerusalemit si kryeqyteti palestinez, islamit si besimi fetar zyrtar, Shariat si burim për gjithë legjistlacionin dhe arabishtes si gjuhë kombëtare.
XS
SM
MD
LG